Nafta “Virgin”, gjykata le të lirë Iljaz Fishekun

Jul 22, 2011 | 20:10

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë sot njërin nga biznesmenët e përfshirë në kontrabandën e naftës “Virgin”, Iljaz Fisheku. Rivlerësimi i masës së sigurisë ishte kërkuar nga vetë Fisheku, pasi ai ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

Iljaz Fisheku në kohën e arrestimit ishte administrator i “Fisheku sh.a”, nje nga kompanitë e përfshirë në skandalin e naftës “Virgin”.

Ndaj Iljaz Fishekut ishte marrë masa me burg pa afat, si i përfshirë në kontrabandën e naftës, ndërkohë që sot gjykata ka vendosur që të hetojë atë në gjendje të lirë.

© Panorama.al

Te lidhura