Fiter Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë

Aug 30, 2011 | 12:05

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka uruar sot gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Pas vizitës në Komunitetin Mysliman, Berisha ka përcjellë urimet për të gjithë ata që tek zoti kanë gurrën e pashtershme të forcës, energjisë dhe të frymëzimit.

“Dua të shpreh nderimin më të thellë për udhëheqësit shpirtëror të kobit shqiptar, udhëheqësit e të gjitha besimeve për kontributin e jashtëzakonshëm në ndërtimin e infrastrukturës shpirtërore, të besimeve fetare, nisur nga kushtet dhe rrethanat më të vështira”- tha Berisha.

Sipas tij, në një hark kohor të shkurtër ata ia dolën të ngrenë vlerat hyjnore, besimet e mëdha të shqiptarëve, në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, në tolerancë të shkëlqyer në bashkëpunim, cka përbën virtytin më të madh të këtij kombi dhe qytetarëve.

 

Myslimanët në festë, kremtojnë Fiter Bajramin

TIRANE- Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojne sot Fiter Bajramin. Festimet kane nisur qe ne oret e para te mengjesit, per te vijuar me tej me dreken tradicionale te kesaj dite te shenjte.

Besimtaret jane mbledhur nëpër xhami, ku bene edhe ritin e faljes se namazit. Pas kesaj, besimtarët shkëmbejnë vizita në familjet e të afërmve dhe miqve për të uruar një vit më të mbarë.

Në kryeqytet, falja e namazit u bë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish-hotel “Dajtit” për shkak të punimeve në sheshin “Skënderbej”.

Urimet per kete dite te shenjte per myslimanet nisen qe nje dite me pare me urimin e kreut te komunitetit mysliman Haxhi Selim Muca dhe te presidentit te vendit, Bamir Topi.

 

© Panorama.al

Te lidhura