
Droga e fshehur në parakolpin e veturës. Trafiku nëpërmjet 5 shtetesh.
Lezhiani u tradhtua nga nervozizmi. Do e çonte në Zvicër.
Kapet lezhjani me 5 kilogramë heroinë në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit në Shkodër. Sipas dëshmive nga Policia e Shkodrës, mësohet se droga kishte destinacion Zvicrën, por ngeci që në provën e parë të kalimit kufitar. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, shërbimet e Policisë kufitare të Muriqanit në Shkodër kanë arritur të zbulojnë dhe të sekuestrojnë një sasi prej 5 kg drogë e ndarë në 9 paketa, e llojit heroinë. Droga u gjet e fshehur në parakolpin e një makine “Wolksvagen” Passat me targa zvicerane ZH 198098 që drejtohej nga shtetasi Agustin Kolthi, 46 vjeç. Rreth orës 05:45, emigranti 46-vjeçar Kolthi ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit dhe është vënë në radhë për të kaluar në shtetin fqinj të Malit të Zi.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











