Murinjo sherr me tifozët e Barcelonës në avion

Jul 10, 2012 | 15:13

Trajneri portugez ka pasur një sherr me një çift tifozësh të Barcelonës gjatë fluturimit nga Majemi në Lisbonë, ku trajneri i Realit të Madridit po kthehej në shtëpi pas pushimeve në Kankun të Meksikës. Personazhet në fjalë janë një çift i ri, Ksavier dhe Ana, të cilët pasi kishin vënë re Zhozenë në terminalin e aeroportit, nuk i përmbajtën dot emocionet, duke thërritur në drejtim të tij: “Forca Barcelona!”. “Speciali” nuk e kishte dëgjuar një frazë të tillë, por gjithçka degjeneroi pasi bashkëshortja e trajnerit nga Setubali i tregoi atij provokimin, pasi ishin ngjitur në bordin e avionit. Kaq mjaftoi që Mou të niste një rrebesh fyerjesh dhe kërcënimesh në drejtim të tifozëve katalanas sapo avioni ishte ulur në aeroport.

© Panorama.al

Te lidhura