Trajneri i Realit i kërkon medias që të mos merret më me historinë e portugezit.
“Nëse s’është i lumtur por luan kështu, për mua OK”
Zhoze Murinjo i del në mbrojtje Ronaldos. Ai i ka kërkuar medias që ta lërë të qetë sulmuesin portugez, duke shtuar me ironi se nëse 27-vjeçari nuk është i lumtur dhe vazhdon të luajë në këtë mënyrë, atëherë kjo është shumë mirë për trajnerin. “Nëse ai është i mërzitur dhe luan në këtë mënyrë, atëherë për mua kjo është perfekte, u shpreh tekniku përpara ndeshjes së sotme me Seviljen. – Unë jam një trajner dhe përgjegjësia ime janë rezultatet. Kur ato mungojnë, atëherë ju më masakroni”. Kristiano e lëshoi bombën e tij se nuk ndihej i lumtur në Madrid pas ndeshjes me Granadën. Spekulimet arritën kulmin, ndërsa klubet më të mëdha të Europës shfaqën interes për lojtarin më të shtrenjtë në botë. Kapiteni i Portugalisë u përfol se kishte kërkuar një rritje rroge, por ai e përgënjeshtroi më vonë këtë gjë. Por, Murinjo konfirmoi një ditë më parë se ai nuk ishte shqetësuar aspak nga këto deklarata: “Ai është në kulmin e karrierës së tij. Disa ditë mund të jetë më mirë dhe disa ditë të tjera jo. Mos prisni që të shënojë në çdo ndeshje”. Speciali i kërkoi medias dhe publikut që ta hidhnin pas krahëve këtë ngjarje dhe të gjykojnë vetëm formën e lojtarit në fushë: “Tani do t’ju kërkoj diçka për të cilën Kristiano ka shumë nevojë. Ajo është paqja dhe qetësia që i duhet sulmuesit për të luajtur futboll”.
© Panorama.alBarça pa Iniestën, Sançezin dhe Albën
Trajneri Tito Vilanova e pranon së dëmtimet e 3 lojtarëve ia kanë prishur planet, por shton se Barcelona do të fitojë gjithsesi ndaj Gedafes. Lojtarët e blaugranave, Iniesta, Aleksis dhe Zhordi Alba, u dëmtuan në takimet e kombëtareve të tyre. Por tekniku katalanas nuk ndien keqardhje për këtë. “Është e pashmangshme që kjo mos të ndodhë. Ne jemi me fat që kemi lojtarët më të mirë në botë dhe pikërisht për këtë arsye duhet t’i lëmë ata me përfaqësueset e tyre. Gedafe? Kujtojmë ndeshjen e vitit të kaluar, ku ne humbëm me ta dhe paralajmërimi na është dhënë”, ka pohuar trajneri i Barcelonës.











