Murinjo i trembet acarit rus: Do kemi probleme

Feb 21, 2012 | 13:36

Zhoze Murinjo u trembet kushteve të vështira në Moskë, ku do luajnë në temperatura deri në -10 gradë celsius dhe në një fushë me bar sintetik, çka është një problem më vete. Gjithsesi, tekniku portugez shpreh besim te eksperienca dhe kualiteti i lojtarëve të tij, për ta përballuar me sukses këtë sfidë. “Pa diskutim që do të jenë një vështirësi e madhe për ne. Nuk jemi mësuar të luajmë as në bar artificial dhe as në temperatura kaq të ulëta. Kam luajtur kundër CSKA-së si me Interin, ashtu edhe me Çelsin. Shumë futbollistë janë të njëjtët. Ky është një avantazh i madh për një ekip, ku organika nuk ka ndryshuar për vite me radhë. CSKA-ja është një klub shumë i fuqishëm ekonomikisht dhe vit pas viti kanë luajtur në Champions”, ka thënë Murinjo.

© Panorama.al

Te lidhura