Mungon Gijom Hoarau, ndaj Shqipërisë thirret Gomis

Aug 27, 2011 | 11:46

Sulmuesi Gijom Hoarau do të mungojë ndaj Shqipërisë. Lajmin e konfirmuan dje mediat franceze, teksa lojtari i PSG-së është dëmtuar të enjten në mbrëmje gjatë ndeshjes me Diferdangun, e vlefshme për Ligën e Europës. Hoarau ka dalë i nervozuar nga fusha dhe madje ka gjuajtur një nga tabelat afër stolit. Pas ekzaminimeve që janë bërë, mjekët i kanë sugjeruar lojtarit që të qëndrojë minimalisht dy javë larg fushave. Në këtë mënyrë, sulmuesi do të humbasë edhe ndeshjen e 6 shtatorit kundër Rumanisë. Ndërkohë, kur trajneri Lorent Blank përfshiu lojtarin e PSG-së në listë, mediat franceze e kritikuan. Sipas tyre, meritonte që të ishte në Kombëtare sulmuesi i Lionit, Bafatemi Gomis. Hoarau ka treguar një formë të dobët gjatë ndeshjeve të fundit, ndërkohë që tashmë pas dëmtimit të tij, Blank do të grumbullojë në përfaqësuese pikërisht sulmuesin Gomis.

© Panorama.al

Te lidhura