
KAPSHTICE- Ndërprerja e energjisë elektrike në doganën greke në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës ka bërë që prej disa minutash të bllokohet totalisht puna.
Doganierët grekë nuk mund të kryejnë asnjë veprim për shkak të mungesës së energjisë, ndërsa ende nuk ka të dhëna nga autoritet greke se kur mund të rikthehet energjia.
Raportohen rradhë të gjata nga pjesa shqiptare, ku mendohet se janë më shumë se 100 automjete në pritje për të kaluar kufirin.
Ndërkaq, duke mos patur një informacion të saktë lidhur me kohën kur mund të kthehet energjia nga pala greke, autoritet shqiptare i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të mos udhëtojnë drejt Kapshticës.
© Panorama.al











