Mundi Kamzën 2-0, Besa në Superiore

May 19, 2012 | 12:46

Besa është skuadra e parë që ngjitet në Superiore pas ndeshjeve “play-off” të programuara. Kavajasit mundën 2-0 Kamzën në stadiumin e Korçës, duke bërë që skuadra periferike e kryeqytetit të zbresë sërish një kategori më poshtë, pas vetëm një sezoni mes elitareve. Daniel Roshi në pjesën e parë (18’) dhe Meglid Mihani në pjesën e dytë (74’) vendosën fitoren e kavajasve të drejtuar nga Gugash Magani. Një mision i dështuar i Kamzës së italianit Mauro De Vekis, edhe pse kryebashkiaku Xhelal Mziu kishte vendosur premio për qëndrimin në Superiore.

© Panorama.al

Te lidhura