“Mund të ketë një divorc tjetër”- A është penduar Rudina Dembacaj për martesën me Mark Frrokun? Aktorja habit me përgjigjen

Dec 6, 2024 | 12:37
SHPËRNDAJE

Rudina Dembacaj ka rrëfyer marrëdhënien së bijës, Viktoria me njerkun e saj, Mark Frroku. Aktorja dhe moderatorja e njohur u shpreh se tashmë janë bërë si një familje dhe se Vikit iu desh 3 vite “për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim”.

rudina dembacaj

Megjithatë, Rudina Dembacaj u shpreh se martesa me Mark Frrokun njerëzve iu është duke e nxituar, ndërsa theksoi se “edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson”.

rudina dembacaj5

“Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi”, deklaroi aktorja, teksa shtoi se beson shumë tek familja që tashmë ka krijuar, duke shtuar Viki i konsideron fëmijët e ish-deputetit si motrat dhe vëllai i saj.

rudina dembacaj6

“Viki ka marr 3 vite kohë për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim. Martesa pastaj është një institucion që unë se kam aspak frikë dhe patjetër që njerëzve iu është dikur e nxituar, edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson. Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi. Nuk nisem kurrë me këtë ide. Besoj shumë tek kjo familje. Për mua jemi familje, Viktoria nuk e bën dot dallimin, kërkon llogari njësoj për të dyja motrat dhe vëllain. Mendoj se janë motrat perfekte për Vikin”, tha Rudina Dembacaj në podkastin “Mamat”.

rudina dembacaj2

Sa i përket planeve për një fëmijë tjetër, aktorja u shpreh se ndihet e plotësuar me vajzën. Por, shtoi se dëshira e Mark Frrokut është për të pasur fëmijë së bashku.

“Kam menduar për fëmijë tjetër, edhe po të dua ta harroj është im shoq që nuk ka refren tjetër, por nuk doja shpejt. Doja të shkrihej njëherë familja që kishim krijuar, në situtën që isha nuk ia lejoja dot vetes që të kisha një fëmijë. Ardhja e një fëmijë tjetër do më bënte mua të parën konfuze. Doja që Viki të rritej pak, nuk e pati fëmijërinë e thjeshtë. Tani pse jo, por nuk e kam patur ta kërkoj dëshpërimisht. Jam e plotësuar me Vikin, nëse vjen mirë se të vijë. Unë se kërkoj, im shoq po, këtu kemi pak problem. Më duket sikur gjithë jetën do jem dorë për dore vetëm me Vikin”, përfundoi ajo.

rudina dembacaj1 rudina dembacaj rudina dembacaj3 rudina dembacaj4 rudina dembacaj1 rudina dembacaj rudina dembacaj2 rudina hajdari rudina dembacaj (2) rudina dembacaj (1) rudina dembacaj3 rudina dembacaj4 rudina dembacaj2 rudina dembacaj1 rudina dembacaj rudina dembacaj2 rudinadembacaj1 rudina dembacaj3 rudina dembacaj4 rudina dembacaj2 rudina dembacaj rudina dembacaj3 rudina dembacaj6 rudina dembacaj (4) rudina dembacaj (3) rudina dembacaj mark frroku1 rudina-mark-frroku rudina dembacaj mark frroku3 rudina dembacaj (2) rudina dembacaj (4) rudina dembacaj (5) rudina dembacaj (6) rudina dembacaj (6) rudina dembacaj (5) rudina dembacaj (4) rudina dembacaj (3) rudina dembacaj (2) rudina dembacaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura