MTKRS i përgjigjet PS: Ja realiteti për sportin

Feb 25, 2012 | 15:26
Tryeza e PS për sportin

TIRANE- Ministria e Sporteve i është përgjigjur me anë të një deklarate për shtyp, akuzave të një dite më parë të Partisë Socialiste, për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sporti në Shqipëri.

Një ditë më përë në treyzën për zhvillimin e sportit, PS prezantoi një draft program për , siç u quajt, rilindjen e sportit.

MTKRS në një deklaratë për shtyp informon opinionin publik, mbi realitetin dhe rezultatet konkrete qe jane arritur  gjate ketyre viteve, falë politikave të ndërmarra në mbështetje të sportit shqiptar.

“Per te njejten periudhe krahasimore, buxheti I sportit per vitin 2000 – 2004 ka qene 1036285000, ndersa per periudhen 2006 – 2010 ku buxhet ka qene 1 941 814 000 ose 900 milion leke me shume se sa periudha me te cilen krahasohet.

Mbeshtja e sportisteve elitare, fale vendimeve te qeverise, per periudhen 2006 – 2011 per medajlet dhe rezultatet e larta ne sport jane dhene per shperblimin e sportisteve 57 milion e 700 mije leke.

Politikat dhe programet konkrete ne fushen e sportit kane sjelle rritje te numrit te federatave nga 25 ne 37 çka tregon per masivizim te sportit.

Per here te pare Shqiperia ploteson standardet antidoping te certifikuar nga organizata nderkombetare e antidopingut, ËADA. Eshte ngritur per here te pare Qendra e Kontrollit Mjekesor dhe Antidoping me nje program te qarte ne kete fushe.

Fale mbeshtetjes se sportit, ekipi yne olimpik qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Londer eshte pothuaj se 2 here me I madhe se sa ai I vitit 2008 ne Pekin.

Ministria po mbeshtet nje numer te konsiderueshem sportistesh elitare si Romela Begaj, Xhuljo Vrenozi, Seit Prizreni, te cilet  po sterviten jashte vendit ne qendrat me te mira stervitore.

Ministria ka pregatitur te gjithe bazen ligjore per privatizimin e klubeve sportive. Ne kete kuader jane transformuar ne shoqeri tregtare te gjitha kludet e superliges dhe do te vijoje me tej edhe me kludet e tjera.”- informon MTKRS.

Ndërkaq, një ditë më parë, në tryezën për sportin, kreu socialist, Edi Rama vërejti me shqetësim mungesën e motivimit të sportistëve të talentuar, të cilët sipas tij ende vazhdojnë largohen nga vendi dhe konkurrojnë me ngjyrat e shteteve të tjera. Dhuna

Platforma e PS për sportin

Krijimi i kulturës sportive dhe masivizimi i sportit

Marrja me sport duhet të fillojë që të vegjël dhe jo më vonë

Krijimi i klasave zinxhir sportive për të furnizuar sportin vazhdimisht me talente të rinj

Nxitja dhe motivimi i sportit në ato zona që kanë në traditë disiplina të caktuara që kanë sjellë dhe medalje

Ngritja e një komisioni anti-dopingu, që të ruajmë dhe kontrollojmë rezultatet sportive

Mbështetja e biznesit për të investuar në sport

Alternimi i sportit me zhvillimin e turizmit, ngritja e resorteve për ski në ato zona që kanë reshje konstante dëbore

 

© Panorama.al

Te lidhura