UPDATE- Ministria e Brendshme njoftoi pak më parë për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në të gjithë vendin. Sipas njoftimeve të fundit, reshjet e dëborës kanë pushuar në të gjithë territorin dhe situata sot paraqitet më e qetë. Një pjesë e segmenteve rrugore tashmë janë zhbllokuar dhe kalohen me zinxhirë.
Sipas MPPT-së, akset rrugore të bllokuara janë’
Peshkopi- Draj Reç, është e bllokuar
Bulqizë- Stemblevë, është e bllokuar
Kukës- Topojan- Shishtavec, është e bllokuar
Pukë- Komuna Vrap, e bllokuar
Qafë Mali- Qafë Shllak, është e bllokuar, dhe në ketë segment kanë mbetur të bllokuara një borëpastruese dhe një fadromë.
Ndërkaq, në daljen e tunelit të Thirrës, në rrugën e Kombit nuk paraqiten probleme. Rruga është e kalueshme me zinxhirë.
Në të gjitha qarqet e tjera, gjendja paraqitet të jetë e normalizuar, me përjashtim të Qafës së Llogarasë ku sugjerohet përdorimi i zinxhirëve.
MPPT tha se po punohet me intensitet për të zhbllokuar sa më parë të gjitha akset rrugore.
© Panorama.al











