
UPDATE- Reshjet e dëborës vazhdojnë në disa qarqe të vendit, ku për pasojë disa rrugë vazhdojnë të jenë problematike për drejtuesit e automjeteve.
Sipas informacionit të fundit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit situatë në tërësi është e stabilizuar, por kërkohet përdorimi i zinxhirëve.
Qarqet më problematike janë Kukësi dhe Dibra ku vazhdojnë reshjet e dëborës të shoqëruara me erëra dëborë, stuhi dhe fortunë.
Situata më e fundit sipas MPPT-së.
D.R.Rr. Berat: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
D.R.Rr. Dibër: Vazhdojnë rreshjet e borës të shoqëruara me erëra te forta, stuhi bore, fortune. Në aksin kryesor Ura e Skurajve-Klos-Bulqizë-Peshkopi-Muhur-Q.Draj, deri në Reç qarkullohet me zinxhirë. Segmenti në vazhdim deri në Q.Draj është i ë.
Situata më problematike paraqitet në setorin e Bulqizës seg. Bajkal-Q.Bualli ku qarkullimi kryhet me shumë vështirësi, me zinxhirë për shkak të pamjes së kufizuar nga era e fortë. Aksi Qafë Bualli-Krastë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Stëblevë deri në Ostren i Vogël qarkullohet me zinxhirë, në vazhdim deri në Stëblevë e ë. Situata ndiqet në vazhdimësi për të gjithë akset.
D.R.Rr. Durrës: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
D.R.Rr. Elbasan: Në Q.Krrabë në aksin Elbasan-Kaçolitë, Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë qarkullimi kryhet pa probleme, pa zinxhirë. Aksi K/Labinot Fushë- Monument Bizë e kalueshme deri në Qafën e Shmilit. Aksi Librazhd-Stëblevë deri në F.Studë qarkullohet me zinxhirë, pjesa në vazhdim 2km. është e ë deri në Stëblevë. Po punohet me të gjitha mjetet për hapjen e këtij segmenti.
D.R.Rr. Fier: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve
D.R.Rr. Gjirokastër: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
D.R.Rr. Korçë: Ka rreshje bore, por qarkullimi në aksin kryesor, kryhet pa probleme. Në aksin Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik qarkullohet me zinxhirë. Rruga e Dardhës dhe e Voskopojës janë të kalueshme me zinxhirë.
D.R.Rr. Kukës: Ka rreshje bore dhe për shkak të erërave të forta dhe temp. të ulta, seg. i autostradës, dalje Tuneli-F.Dukagjin qarkullohet me zinxhirë. Seg. deri në Morinë qarkullohet pa zinxhirë. Po punohet me të gjitha mjetet për mbajtjen e situatës nën kontroll. Akset Kukës-Q.Shllak, Kukës-Krumë me zinxhirë. Aksi Krumë-Q.Prush qarkullohet pa zinxhirë.
Në Tropojë vazhdon të bjerë shumë borë, në të gjitha akset qarkullohet me vështirësi, me zinxhirë. Aksi Krumë-Bajram Curri deri në Pac qarkullohet normalisht, më tej (në Q.Luzhë është rreth 2.3m borë) i ë. Punohet me makineri për normalizimin e situatës. Aksi Kukës-Draj Reç deri në Bicaj qarkullohet normalisht. Segmenti Bicaj-Domaj me zinxhirë, pjesa në vazhdim deri në Draj.Reç është e ë. Aksi Topojan-Shishtavec është i ë. Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e situatës.
D.R.Rr. Lezhë: Në aksin kryesor në autostradë, seg. Rrëshen-Hyrje e Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë, po punohet për shpërndarjen e kripës. Aksi Rrëshen-Q.Benë qarkullohet pa zinxhirë.
D.R.Rr. Shkodër: Mbas orës 12.00 ka patur rreshje bore, dhe temperatura të ulta e ngrica në rrugë. Qakullimi kryhet pa zinxhirë në akset: K/Bushat-Bisht Jugë(Lezhë), Krye Bushat-Mjedë, Ura Baçallëk-Mabe, Harku Berdicës-Velipojë, Ura e Bunës-Murriqan, Shkodër-Q.Qelë.Aksi D/Laç-Koman qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.
Në rrethin e Pukës: Akset Q.Mali-Q.Shllak dhe Q.Mali-Fierzë janë ë për shkak të ortekëve. Në akset Q.Qelë-Pukë-Q.Mali dhe K.Hadroj-Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.
Tërheqim vëmëndjen për drejtuesit e mjeteve të jenë të paisur me zinxhirë per shkak të trashësisë së madhe të bores, veç kësaj të janë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.
D.R.Rr. Tiranë: Në aksin Tiranë-Q.Krrabë qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Trau-Q. Priskë-Q. Mollë-Rr. e Re për në komunën Shën Mëri, seg. Trau-Vilat Qeveritare qarkullohet pa probleme, në vazhdim deri në Q.Mollë qarkullohet me zinxhirë.
D.R.Rr. Vlorë: Të gjithë akset janë të hapura. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.
Milot – Kalimash: Vazhdojnë rreshjet e borës. Në seg.Milot-Rrëshen qarkullimi kryhet pa probleme, në vazhdim Rrëshen-F.Dukagjin qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Situata ndiqet në vazhdimësi.
© Panorama.al











