MPJ përshëndet marrëveshjen Kosovë- Serbi

Feb 24, 2012 | 17:24

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti arritjen e marrëveshjes në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, për bashkëpunimin dhe përfaqësimin e  Kosovës në forumet rajonale, të bazuar në parimet e reciprocitetit mes dy shteteve të pavarura e sovrane dhe vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes tyre.

Nëpërmjet një deklarate, MPJ vlerëson se kjo marrëveshje forcon sovranitetin e Kosovës, mundëson pjesëmarrjen e saj në takimet rajonale me të drejta të plota dhe i hap rrugën e proceseve të integrimit evropian dhe anëtarësimit të saj në organizmat ndërkombëtare.

MPJ e konsideron marrëveshjen, një hap shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për stabilitetin e rajonit dhe të perspektivës evropiane të tij.

Vlerësojmë se është e domosdoshme që marrëveshjet e arritura do të fillojnë të zbatohen sa më shpejt.

© Panorama.al

Te lidhura