MPJ e Kosovës përshëndet ndryshimet në Libi

Aug 22, 2011 | 18:19

Ministria e jashtme e Kosovës thotë se po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në përpjekje për rrëzimin e regjimit diktatorial të Muamer Gadafit.

Qeveria dhe populli i Kosovës përkrahë përpjekjet e popullit të Libisë për liri, dinjitet dhe demokraci”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Më tej, theksohet se ministria e jashtme e Kosovës është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, në mënyrë që në javët në vijim, të thellohet bashkëpunimi në mes autoriteteve të reja të Libisë dhe Republikës së Kosovës, “me qëllim të përshpejtimit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga qeveria e re e Libisë”.

© Panorama.al

Te lidhura