Kush më mirë se Luçiano Moxhi, i akuzuar si kapo i skandalit të “Calciopolit”, mund të jepte një mendim për këtë? “Fillimisht dua të them se nuk besoj te një skandal i tillë apo te emrat e përshirë. Por, nëse kjo çështje do të rezultonte e gjitha reale, pasi të ketë kaluar të tria shkallët e organeve gjyqësore, atëherë mund të them se ky është ‘Calciopoli’ i vërtetë. Gazetat do të merren me këtë çështje, me këtë skandal të ri dhe do kënaqen duke mbushur faqet e tyre, por gjithsesi, ‘Calciopoli’ nuk do të kalojë në plan të dytë. Unë jam i bindur mbi shpalljen e pafajësisë sime dhe kam ende shumë të vërteta që kam ruajtur si prova për veten. Sinjori kërkon mëshirë nga ligji? Sikur të gjejnë edhe diçka të vogël rreth tij, ta harrojë se mund të mëshirohet nga dikush”.











