Situatë kritike, izolim dhe rrugë të pakalueshme

Feb 12, 2012 | 10:23
(majtas) Dorëzimi i ndihmave për banorët e fshatit, (djathtas) Ndalesa e parë e helikopterit për të gjetur rrugën për në fshatin Trebisht

UPDATE- Perkeqesimi i kushteve te motit dhe ulja e temperaturave eshte shoqeruar me perkeqesim te situates ne zonat e thella te vendit dhe probleme ne shume te tjera per shkak te reshjeve te shiut.

Fillimi i reshjeve te bores ne Kukës, Pukë, Dibër, Bulqizë etj kane shkaktuar probleme te tjera tek banoret e zonave.

Policia e Shtetit, nisur nga situata e motit gjatë këtyre ditëve, ka përsëritur edhe njëherë mesazhin  saj për kujdes si dhe ka ftuar drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të
fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Rekomandohet të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik – Kukës – Morinë dhe Burrel – Bulqizë – Peshkopi.

Në qarkun Kukës:

Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:

1. Aksi rrugor Morinë-Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

2. Aksi Kukës-Krumë i pakalueshëm,

3. Aksi B.Curri-Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

4. Aksi B.Curri-Fierz i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

5. Aksi B.Curri-Valbonë i pakalueshëm,

6. Aksi Krumë-B. Curri i pakalueshëm,

7. Aksi Krum-Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

8. Aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm,

9. Aksi Ujmisht-Lusen-Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,

10. Aksi Shëmri-Qafë Shllak i pakalueshëm,

11. Aksi rrugor Topojan-Shishtavec i pakalueshëm,

Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 190 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:

Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:

1. Aksi rrugor Peshkopi-Bulqizë-Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

2. Aksi rrugor Klos-Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,

3. Aksi Bulqizë-Shupenzë-Ostren i pakalueshëm,

4. Aksi Krastë-Bulqizë i pakalueshëm,

5. Aksi rrugor Peshkopi – Sllovë-Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,

6. Aksi Peshkopi-Muhurr-Aras i pakalueshëm,

7. Aksi Arras-Zall Dardhë-Reç i pakalueshëm,

8. Aksi Stëblevë-Librazhd i pakalueshëm,

9. Aksi Arras-Lurë i pakalueshëm.

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulta, reshjet e borës janë intensive, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:

Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

1. Aksi rrugor Shkodër-Mabe i kalueshëm,

2. Aksi rrugor Shkodër-Muriqan i kalueshëm,

3. Aksi rrugor Shkodër-Koman i kalueshëm me zinxhirë,

4. Aksi Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës i pakalueshëm,

5. Aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,

6. Aksi Fushë Arrës-Gjegjan-Shpal i pakalueshëm,

7. Aksi Koplik-Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,

8. akset Koplik-Razëm i pakalueshëm,

9. akset Bogë-Theth, Selcë-Vermosh të pakalueshme,

10. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,

11. Aksi Qafë Mali-Dardhë – Fierzë i pakalueshëm,

12. Aksi Fushë Arrës-Iballë i pakalueshëm.

Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 2 m. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:

Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:

1. Aksi Rubik-Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,

2. Aksi rrugor Mirdit-Shpal-Fushë Arrës i pakalueshëm,

3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorjeve.

Në qarkun Tiranë:

1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,

2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:

1. Aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,

1. Aksi Elbasan-Qafë Krrabë i kalueshëm,

2. Aksi Librazhd-Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij Aksi.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

Gjatë natës ka patur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:

1. Aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,

1. Aksi rrugor Boboshticë-Dardhë dhe Aksi rrugor Korçë-Voskopojë janë të pakalueshëm,

2. Aksi Korçë-Ersekë-Leskovik i kalueshëm me zinxhirë,

3. Aksi Korçë-Goricë i pakalueshëm,

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

1. Aksi Bogovë-Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

1. Aksi Kakavijë – Gjirokastër-Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

2. Aksi Tepelenë-Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

3. Aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

4. Aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

Momentalisht ka reshje dëborë të perzier me reshje shiu në Llogara, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

1. Në Aksin rrugor Vlorë-Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

© Panorama.al

Te lidhura