Moti i keq, policia: Ja situata e rrugëve në vend

Feb 6, 2012 | 10:00
Pamje nga qyteti i Kukesit (4 shkurt 2012)

TIRANE- Probleme qarkullimi ne shume akse te vendit, per shkak te situates se keqesuar te motit, me reshje bore ose shiu ne zona te ndryshme dhe komuna te izoluara ne zonat e thella.

Ne njoftimin e pare te dites, policia e shtetit jep nje pasqyre te situates ne akset e vendit.

Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,
7. aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Kukës – Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
10. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm.
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në të gjitha
akset nacionale në këtë qark. Temperaturat janë më të ulëta se dje
dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet në Has dhe Tropojë, por me
ere të fortë. po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Arras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat janë më të ulëta se dje, reshjet e dëborës me më pak
intensitet dhe në zonat e thella. Po punohet në vazhdimësi me entin
pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha
akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm, por ka ngrica,
2. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm, por ka ngrica,
3. aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm, por ka ngrica,
7. akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8. akset Bogë – Theth dhe Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet
për pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat janë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës bien me më
pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në
të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e
kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës
dhe skorjeve, sidomos në autostradë.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
1. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë
janë të kalueshme me zinxhirë,
2. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë.
Temperaturat janë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak
intensitet dhe në zonat malore. Po punohet në vazhdimësi me entin
pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha
akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa
zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht
pa probleme.

Masat

Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm
dhe të respektojnë normat e përcaktuara, veçanërisht
për:
1.      Respektimin e normave të shpejtësisë.
2.      Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3.      Përdorimin e rripit të sigurimit.
4.      Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5.      Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6.      Përdorimin e dritave jo verbuese.
7.      Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së
Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si
dhe numrit 126.

 

© Panorama.al

Te lidhura