TIRANE- Nisur nga moti i keq me temperatura të ulta dhe disa zona të bllokuara Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot aktivizimin e qendrës operacionale për menaxhimin e fatkeqësive.
Grupi për menaxhimin e fatkeqësive do të jetë nën drejtimin e ministrit, Petrit Vasili.
Sipas Vasilit, ka një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat, ndërsa sistemi shëndetësor është në gadishmëri në të gjitha zonat e bllokuara dhe problematike.
Nëse do të jetë e nevojshme, ministri tha se janë gati për shpërndarje paketa me medikamente.
© Panorama.al











