Ministria e Jashtme ruse tha se Moska i kundërshton thirrjet amerikane dhe europiane për dorëheqjen e presidentit sirian, Bashar al-Asad. E njëjta shpreh besimin se “Asadi ka nevojë për më shumë kohë, për t’i realizuar reformat e premtuara”. Ndërkohë, aktivistët dhe dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kanë vazhduar dhunën ndaj protestuesve, duke vrarë të paktën 19 njerëz, pas lutjeve të së premtes. Kombet e Bashkuara thonë se trupat sirianë kanë vrarë rreth 2,000 civilë që nga shpërthimi i protestave në muajin mars. Raportet që citojnë diplomatët në Bruksel, thonë se Bashkimi Evropian është duke përgatitur sanksione që godasin sektorin e naftës në Siri.











