Uniformat blu kanë proceduar 195 shtetas ndërsa 16 deputetë janë kallëzuar pranë SPAK-ut për shkak të protestës së opozitës ditën e djeshme, e cila u mbajt për 3 orë duke bllokuar qarkullimin në akse kryesore të vendit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në një deklaratë për media, u shpreh se kjo forcë politike denon me forcë arrestimin e drejtuesve të opozitës në Elbasan, Tiranë, Fier dhe atë të Kryetarit të PD-së së Pogradecit, Genti Çela.
“PD e denon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesore të opozitës në Elbasan, Tiranë, Fier, dhe veçanërisht të kryetarit të PD në Pogradec, z.Genti Çela.”, u shpreh ai.
Sakaq, sipas Nokës, këto arrestime, do të marrin “përgjigje të merituar” dhe se bllokimi i qarkullimit rrugor prej 3 orësh i ditës së djeshme është vetëm një nga format e mosbindjes civile.
“Arrestimet e padrejta e të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.
Opozita nuk ndalet dhe as nuk trembet. Paralizimi që i bëm dje 3 orë vendit është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile.
PD dhe qytetarët e vendit dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile.”, tha Noka.
Flamur Noka, deklaratë për media:
Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe vënë ngë zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolici Proda është dëshmi se paqe me krimin në qeverinë nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë.
PD e denon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesore të opozitës në Elbasan, Tiranë, Fier, dhe veçanërisht të kryetarit të PD në Pogradec, z.Genti Çela.
Në një akt banditesk, të denjë për diktatura, narkopolicia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesve të opozitës me listë, përfshirë këtu edhe deputetet e Kuvendit të Shqipërisë.
Arrestimet e padrejta e të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.
Opozita nuk ndalet dhe as nuk trembet. Paralizimi që i bëm dje 3 orë vendit është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile.
PD dhe qytetarët e vendit dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile.
I trembur nga paralajmërimet tona, se një prej rrugëve tona do të jetë marshimi në Surrel, Rama lëshoi policinë me uniformën e shtetit për të na trembur.
Çdo provokim, çdo kërcënim i tillë nuk na zbraps, por përkundrazi na thellon bindjen dhe na shton zellin dhe vendosmërinë për t’u përballur dhe për ta rrëzuar këtë regjim.
Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk është ai më i pamposhtur se ai i Hitlerit.
Cdo prangë, cdo burgim, cdo arrestim i liderëve dhembështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë nëzinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafëpër të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parëhodhën statujën e idhullit tënd.
Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetëpopulli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqës dheushtruar lirinë dhe zemërimin e vet.Ajo herë ka kaluar.
Demokratëve u bëj thirrje të mos trëmben.E di është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tij është prej qeni të rrahur kur ishte këlysh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al