“Mos na mashtroni, duam rimbursimet”, fermerët e Myzeqesë protestë tek ministria e Bujqësisë (FOTOT)

Nov 7, 2019 | 11:59
SHPËRNDAJE

“Mos i taksoni fermerët”, “bujqësia është puna më e shëndetshme, më e dobishme dhe më fisnike e njerëzimit”, “ne nuk mund të punojmë vetëm për të paguar akcizën e naftës”, “duke braktisur fermerët keni braktisur Shqipërinë”, “mos na mashtroni me skemën e kompensimit të TVSH-së 6%”..

Me këto pankarta me thirrje në duar, fermerët e Myzeqesë mbërritën sot në Tiranë dhe në mes të shiut, po protestojnë përpara Ministrisë së Bujqësisë.

Kërkesat e tyre lidhen me rimbursimet dhe thonë se nuk duan lëmoshë.

“S’kemi marrë asnjë lekë subvencion. Ne kërkojmë që të ulet çmimi i naftës pasi e marrim me1700-1800. Një tjetër pikë është që të ngrihet një laborator për nritjen e cilësisë së produktit. I kërkojmë AKU që të bëjë detyrën e saj dhe ministrisë së Bujqësisë. Nuk e merr njeri përsipër që të sigurojë serat. Kemi aplikuar për këto fonde, por s’kemi marrë asnjë”, -tha një prej protestuesve për mediat e pranishme.

Fermerët thonë se prodhimi nuk u shitet dhe detyrohen ta hedhin.

“Kemi marrë kredi, banka do lekë, ku ti gjejmë. Kemi 5 vite në këtë situatë. Nuk ka treg. Në Tiranë është me 100 lekë kurse ne e shesim me 1 lekë. Kërkojmë nga qeveria të na japë subvencionet”- tha një tjetër fermer.

Fermeret ne proteste para Ministrise se Bujqesise (7) Fermeret ne proteste para Ministrise se Bujqesise (1) Fermeret ne proteste para Ministrise se Bujqesise (6) Fermeret ne proteste para Ministrise se Bujqesise (5) Fermeret ne proteste para Ministrise se Bujqesise (4) Fermeret ne proteste para Ministrise se Bujqesise (3) Fermeret ne proteste para Ministrise se Bujqesise (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura