Mos iu ndani fundeve!

Jun 12, 2011 | 11:08

Këtë sezin veror, tendencat e modës do të flasin ndryshe! Nuk janë vetëm fustanet e qeshura në dizenjo, pantallonat e shkurtra apo kanotieret me rripa, modelet e veshjeve që duhen përqafuar në këtë stinë. Sepse, për sezonin pranverë –verë 2011. stilistët e famshëm të botës tashmë e kanë thënë fjalë e tyre. Fundet e gjata do të jenë veshjet e pazëvendësueshme për çdo eveniment. Sipas rregullit, fundet e gjata (deri në nyje të këmbës) më së miri kombinohen me sandale të rrafshëta ose mokasine, ndërsa ato pakëz më të shkurtra (deri nën gjunjë) rrinë njësoj mirë, edhe me të rrafshëta edhe me këpucë me takë. Fundin më modern zgjidheni për shëtitjen e pasdites ose gjatë mbrëmjeve në performancat ekskluzive pranë plazheve, apo bareve. Fundet e gjata duhet të jenë prej materiali të lehtë, të tejdukshëm dhe komodë. Me to kombinoni bluza pa krahë sa më neutrale dhe të thjeshta.

© Panorama.al

Te lidhura