
Me trup të vogël, 33- vjeçarja Lena Pjolla nuk ta mbushte mendjen që kishte vrarë për hakmarrje një burrë, nëse nuk do e pranonte me gojën e saj. “Kam 9 vite që kam pritur të arrestohej vrasësi i prindërve të mi, Nikë Tonaj, por kur e pashë se kjo nuk po ndodhte, atëherë u betova që të marr hakun e tyre”. Këto kanë qenë fjalët e 33- vjeçares Pjolla, e cila nuk ka ngurruar të pohojë që krimin e ka kryer me vetëdije të plotë në shenjë hakmarrjeje. Madje, ajo ka pohuar përpara trupit gjykues se pikërisht për të marrë hakun e prindërve, ajo ka përdorur armën që ia kishte lënë amanet që para 9 vitesh babai i saj, Nikë Pjolla, një automatik kallashnikov, pak përpara se ai të jepte frymën e fundit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)











