Morën peng të riun dhe e dhunuan, dy të arrestuar nga Policia, zbulohet shkaku i dyshuar!

May 21, 2026 | 12:58

Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar një aksion, gjatë të cilit janë ndaluar dy shtetas të dyshuar për pengmarrje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës (20 maj).

Sipas informacioneve konfidenciale nga Policia e Vlorës, dy persona rreth moshës 30 vjeç kanë marrë peng një shtetas tjetër, ndaj të cilit dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një shumë monetare e marrë borxh nga personi i marrë peng.

Hetimet vijojnë, ndërsa personat e shoqëruar po merren në pyetje nga Policia e Vlorës.

© Panorama.al

Te lidhura