
Kater persona jane arrestuar sot ne Peqin nen akuzen per pengmarrje. Mesohet se ne pranga kane rene shtetasit, Enkelejd Sinani, 21 vjeç, Durim Haka, 31 vjeç dhe Albert dhe Besnik Mani, 34 dhe 39 vjeç.
Policia tha se shtetasit e mesiperm jane arrestuar per shkak se kane marre peng kater persona te cilet punonin ne servisin e Besnik Manit, njeri prej te arrestuarve. Ky I fundit I akuzonte punetoret se I kishin vjedhur 4 mije euro.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit me akuzën “për heqje të paligjshme të lirisë”.
© Panorama.al











