Mona Lisa qëndron në Luvër, e pamundur lëvizja

Jun 24, 2011 | 14:10

Muzeu i Luvrit nuk do të dërgojë në Itali pikturën e famshme  të Leonardo da Vinçit, Mona Lisa. Vepra e Leonardos, argumentoi muzeu i Parisit është jashtëzakonisht e brishtë dhe një transport i saj drejt Italisë do të ishte i paimagjinueshëm. Kërkesa e Komitetit italian është refuzuar nga Parisi për të sjellë veprën në Firenze në “UFFIZI 2013” në kuadër të 100 vjetorit të gjetjes së pikturës pas vjedhjes në vitin1911.

 

© Panorama.al

Te lidhura