TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi sot se momenti më i vështirë i Presidencës së tij ka qenë 21 janari.
Presidenti, Topi i ftuar në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo në televizionin “News 24”, u shpreh se ky ka qenë një moment i vështirë, për klimën që u krijua ndërmjet institucioneve të vendit pas ngjarjeve.
“Nuk mund të veçoj një rast se ka qenë më shumë se një rast, por ai që ka mbetur si moment i keq, mbetet ngjarja e 21 Janarit. Jo për ngjarjet që u konsumuan, por për vetë klimën. Kontestimi i zgjedhjeve të vitit 2009, mungesa e marrëdhënieve të komunikimit, u zhvendosën nga institucionet në rrugë. “- i tha Topi gazetarit Babaramo.
Topi tha se një ditë para ngjarjeve të 21 janarit ka bërë thirrje për uljen e tensionit dhe rifillimin e dialogut mes palëve.
© Panorama.al











