TIRANE- Nëntetar Aleksandër Jak Peci, i shoqëruar nga një ekip mjekësh të specializuar, është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë.
Lajmi behet publik nga Ministria e Mbrojtjes ne nje njoftim te mesdites.
Sipas ministrtise, në orën 8:45 minuta ai ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.
Nëntetar Peci është pritur nga Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO në Bruksel, kundëradmiral Kristaq Gerveni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komandën e ACO, kolonel Pirro Ahmetaj.
Aktualisht nëntetar Aleksandër Peci është nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të mjekëve të Spitalit Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani.
Dje, ministria njoftoi se gjendja shëndetësorë e Nëntetar, Aleksandër Peci është shumë e mirë.
© Panorama.al











