
BEOGRAD- Ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, ka mbërritur në Hagë ku pritet të nis procesi gjyqësor ndaj tij.
Ministria serbe e Drejtësisë njoftoi rreth ores 17:00 ekstradimin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç .
“Ne jemi duke përmbushur zotimet tona, dhe duke treguar njëkohësisht se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës”- tha ministrija serbe e Drejtësisë, Snezana Malovic.
Para njoftimit të ministrisë së Drejtësisë, një autokolonë makinash ushtarake u shfaqën në televizionin shtetëror RTS duke lënë ndërtesën e Gjykatës së Apelit në Beograd, dhe më pas, hyrjen e tyre në aeroporin e Beogradit.

Ekstradimi pasoi refuzimin e gjykatës serbe per te mos e dorezuar Mlladiç ne Tribunalin e Hages, duke mbështetur kështu një vendim të mëparshëm që Mlladiç të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë. Mlladiç, 69 vjeç u arrestua më 26 maj.
Mlladiç në veçanti akuzohet për masakrën e Srebrenicës, ku u ekzekutuan rreth 8.000 burra myslimanë, që konsiderohet si krimi më i rëndë në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Mlladiqi akuzohet edhe për krime të tjera, deportime, spastrime etnike dhe terror gjatë periudhës 43 mujore të rrethimit të Sarajevës.
© Panorama.al











