Miu detyron uljen e avionit në Suedi

Aug 18, 2011 | 11:44

Një mi i bezdisshëm ka detyruar uljen e avionit nga Suedia në Çikago, duke çoroditur 250 pasagjerët, pasi u pa duke lëvizur poshtë e lart nëpër dysheme, pak pas nisjes. Miu u shpëtoi të gjitha mënyrave për ta kapur, duke detyruar pilotin të ulet sërish në pistë derisa u gjet miu. Piloti kishte frikë se miu do të këpuste me dhëmbët e tij të mprehtë ndonjë fije që ishte jetësore për udhëtimin. Miu u dallua që në Stokholm, por nuk ra në asnjë nga çarqet e shumta që u ngritën për të. Kompania e udhëtimit tha se të gjithë pasagjerët ishin treguar të arsyeshëm për vonesën e madhe, të 250 njerëzit që ishin në bordin e avionit Airbus, pasi siguria është shumë më e rëndësishme për të gjithë. Zëdhënësi tha se kjo është hera e parë që një mi arrin të hipë në një avion të tillë. Zyrtarët e aeroportit madje kanë menduar edhe të përdornin tymuese për të nxjerrë miun jashtë avionit, pasi ai mund të shkatërronte edhe ndonjë qark elektrik. Ndërkohë, pasagjerët që kishin orare për të kapur, u sistemuan nëpër avionë të tjerë pas vonesës së gjatë. Incidenti i ka kushtuar kompanisë humbjen e 120 mijë eurove.

© Panorama.al

Te lidhura