Mitrovicë, Veriu me incidente, por situatë e qetë

Aug 27, 2012 | 14:14

“Gjendja e sigurisë në Mitrovicë, në dy javët e fundit, është përshkruar me disa incidente, por kjo nuk ka pasur reflektim në sigurinë e përgjithshme, përderisa problem sërish mbeten barrikadat në rrugët e veriut”. Njoftimin e ka bere sot Komiteti i Sigurisë i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Behxhet Bala nga kjo drejtori tha se javët e fundit situata ndonëse në përgjithësi e qetë ka vazhduar të jetë e tensionuar pas disa incidenteve në pjesën veriore, dhe i ka dënuar këto akte të dhunshme “të kriminelëve serbë”. Një nga rastet e përmendura të dhunës ishte ai i rrahjes së disa shqiptarëve nga një grup prej 10 vetësh, në orët e vona të natës.

Ai ka theksuar se barrikadat që kanë mbetur në rrugët e veriut, paraqesin problem për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe e vështirësojnë jetën e banorëve.

© Panorama.al

Te lidhura