Edhe pak orë kanë mbetur për shpalljen zyrtare të listës se Demokracisë së Re në Greqi, me kandidatët për eurodeputetë.
Në listë janë konfirmuar shumica dhe sipas mediave greke emri i fundit do të jetë ai i Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës i cili ndodhet në burg prej 12 majit të vitit 2023 për blerje votash.
Sipas CNN.gr, zgjedhja e Belerit është një bast personal i kryetarit të partisë në pushtet, Kyriakos Mitsotakis, pasi ai dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë dhe në të njëjtën kohë të rrisë vrullin e votimit.
Kujtojmë se më 22 mars, Demokracia e Re shpalli 28 emrat e parë në fletëvotim.
Ndër emrat kryesorë të shpallur janë Eliza Vozeberg, Pyrros Dimas, Noni Dounia , Thanasis Exadaktylos, Vassilis Kontozamanis, Vangelis Meimarakis, Dimitris Tsiodras, Voula Patoulidou dhe Evi Christofilopoulou.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al