”Miss World”, Floriana & Martina zhvishen në shkretëtirat mongoleze

Aug 5, 2012 | 12:00

Kanë ngelur edhe pak ditë deri në natën finale të spektaklit më të madh të bukurisë në botë, ”Miss World”, ku këtë vit do të shfaqen dy vajza shqiptare, Floriana Garo, e cila përfaqëson Shqipërinë dhe Martina Ivezaj, që përfaqëson Gjermaninë. Vajzat nga shumë shtete të botës tashmë janë akomoduar në Kinë, ndërsa kanë filluar edhe vizitat nëpër qytete të ndryshme kineze, si dhe fotosesionet e para nëpër hapësirat më të bukura të vendit aziatik. Floriana dhe Martina kanë shijuar edhe këto vende të largëta në të cilat kanë pozuar me bikini, duke treguar linjat e tyre fizike, ndërsa bukuroshet shqiptare kanë pozuar edhe nëpër shkretëtirat në Veri të vendit në kufi me Mongolinë. Që të dyja shihen si femra shumë seksi dhe me një eksperiencë të lartë në modelizëm. Pasi Floriana ka punuar për një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka mbaruar studimet, kurse Martina, e lindur në Gjermani, por me prejardhje nga Mali i Zi, ka punuar për kompani të ndryshme gjermane, si dhe në disa shtete të tjera europiane si modele duke reklamuar produkte të ndryshme, ndërsa para disa vitesh ajo fitoi edhe titullin ”Miss Tuning”. Se çfarë suksesi do të kenë shqiptaret në këtë kompeticion të bukurisë, duhet të presim deri në mes të muajit gusht, kur edhe do të përfundojë spektakli…

© Panorama.al

Te lidhura