TIRANË- Misioni i FMN-së, kryesuar nga shefi Gerwin Bell është ndalur sot në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, në një takim me dyer të mbyllura.
Në takim kanë qenë të pranishëm deputetët e maxhorancës, ndërkohë që opozita nuk ka qenë e përfaqësuar, pasi prej kohësh ka bojkotuar veprimtarinë e Kuvendit.
Mësohet se synim i takimit ka qenë gjendja e buxhetit dhe një analizë që pritet të zhvillohet rreth tij nga ana e misionit të FMN-në, që prej disa ditësh ndodhet në vendin tonë.
Pjese e bisedes ne kete takim mesohet te kete qene edhe perspektiva ekonomike, ndonese ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me takimin.
© Panorama.al











