Mirjeta e “BB4” ndahet nga i dashuri dhe rikthehet përfundimisht në Londër

Aug 20, 2011 | 13:53

Ajo e ka thënë vetë që ka lindur për qejf dhe ndoshta rikthimin e saj në Shqipëri pas 13 vitesh jete në Londër e konsideroi si një aventurë të bukur për të përmirësuar humorin. Vajza shtatlartë e “Big Brother 4”, Mirjeta Bajramaj, i ka dhënë fund këto ditë dhe historisë së saj të dashurisë me një djalë nga Shkodra, duke vendosur rikthimin përfundimtar në Londër. Kur “Panorama Plus” botoi disa foto të saj gati një muaj më parë ndërsa Mirjeta merrte rreze në topless në një pishinë në Tiranë, ajo pohoi se në fakt arsyeja pse vazhdonte të qëndronte në Shqipëri ishte një histori dashurie me një djalë shkodran, që po e mbante peng. Ajo u njoh me djalin në Shkodër, pak javë pasi i dha fund lidhjes problematike me Marielin e BB4, një njohje e re pasuese që e bëri të kalonte dëshpërimin dhe shijen e keqe që i la historia me djalin që vinte nga Italia dhe që, sipas saj, shkak për ndarjen e tyre u bë dhe mamaja e tij. Gjithsesi, vajza nga Shkodra, e cila pas daljes nga loja vendosi të jetonte në Shkodër në shtëpinë e saj, e harroi shpejt atë histori. Ajo si fillim u angazhua me party në clubet e Shkodrës, së bashku me Ergysin e “Big Brother”, ku dhe mendohet të jetë njohur me djalin. Kjo periudhë vere ka qenë plazh dhe relax pa pushim për Mirjetën, e cila edhe pse krijoi një lidhje, nuk u nda asnjëherë nga mikesha e saj që njohu brenda shtëpisë, Klodi. Edhe pse lajmi u publikua në media, për lidhjen e Mirjetës me djalin simpatik nga Londra, ajo vetë nuk pranoi të fliste për historinë, duke u bërë edhe pak supersticioze për frikën e vazhdimësisë së lidhjes më tej. Nuk dihet tashmë nëse dhe me të dashurin e saj shkodran do të mbeten miq, ashtu siç vendosi të mbetej me Marielin pas ndarjes. Gjithsesi, pavarësisht historive të krijuara këtu, ajo do të jetë gati për të rifilluar jetën në Londër, në kërkim të dashurisë së vërtetë. Vajza 23-vjeçare nga Shkodra gjithmonë e pohoi brenda lojës se nuk kishte pasur fat në dashuri dhe se kishte derdhur lot në këto raste. Pa komplekse dhe frikë se mos ndoshta paragjykohej, ajo pohoi se nuk e kishte kuptuar se pse linte një përshtypje jo të mirë tek të tjerët, sidomos tek mamatë e djemve, të cilat gjithmonë ndërhynin për prishjen e lidhjeve të saj.

© Panorama.al

Te lidhura