Mirjeta e “BB4” martohet më 9 gusht, prezanton unazën e martesës

Jul 8, 2012 | 10:02

Pas rrëfimit që bëri në ”Panorama plus” mbi lidhjen e saj me drejtorin e kompanisë në të cilën punonte, Mirjeta Bajramaj tashmë ka zbuluar edhe datën e martesës, si dhe unazën e diamantit 18 karat, të cilën ia ka dhuruar i dashuri, Burimi. Vajza e cila bëri shumë bujë në ”Big brother”, po mendon t’i japë fund beqarisë dhe të fillojë një jetë familjare duke u martuar me Burim Fejzullahun, ndërsa çifti ka vendosur që të blejë një shtëpi në Gjenevë të Zvicrës për të jetuar atje, pasi kompania në të cilën punojnë u mundëson të udhëtojnë shumë për shkak të punës. Siç ka njoftuar Mirjeta përmes profilit të saj në facebook, ceremonia martesore do të jetë më 9 gusht, por duke mos saktësuar se në cilin vend do të realizohet martesa. Sipas asaj që është shkruar deri më tani, kjo është lidhja e tretë për Mirjetën që kur u bë pjesë e ”Big brother”. Ajo është komentuar më parë për historitë e saj të dashurisë me një djalë nga Shkodra, por edhe për lidhjen me një prej banorëve të “Big Brother 4”, Marielin, djalin shqiptar që vinte nga Italia.

© Panorama.al

Te lidhura