Ajo ishte pa dyshim një nga vajzat më seksi që ka patur ndonjëherë shtëpia e “Big Brother”. Një miks i lezetshëm i vajzës shkodrane me shumë humor dhe shumë e çiltër dhe kulturës angleze ku dhe ka kaluar shumë vite e që natyrisht kanë lënë shumë gjurmë në formimin e saj si vajzë pa komplekse por që di se çfarë do nga jeta. Nëse
shumica prej jush kanë fiksuar në mendjen e tyre gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother” lidhjen me Marjelin e cila dihet që përfundoi sapo “Big Brother” mbylli siparin, në fakt për Mirjetën tani ka filluar një reality akoma më interesant se ai që ne kemi parë 24 orë në ekran. E ikur nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare, Mirjeta përveç lidhjes shpirtërore, nuk kishte asnjë gjurmë apo ndjesi se si mund të jetë jeta sot në Shqipëri, pasi këtu kishte ardhur vetëm me pushime pa mundur të jetojë si çdo qytetar i këtij vendi, me një axhendë të punëve të përditshme. Sot ajo ia ka dhënë këtë shans vetes dhe ka vendosur që të paktën deri në fund të verës të jetojë mes Tiranës dhe Shkodrës. Në Shkodër ajo dhe familja e saj kanë blerë dy hyrje pallati në një zonë shumë të mirë dhe Mirjeta kujdeset për to gjatë qëndrimit aty si dhe del me miqtë. Ndërkohë kur vjen në Tiranë takohet me miqtë e ri që gjeti në “Big Brother”, madje edhe me ato që dukej se nuk mund të vijojnte miqësia më tej.
Të gjithë të çmendur pas Mirjetës
Është e pamundur që nëse kalon Mirjeta në rrugë, njerëzit të mos e kthejnë kokën. Me një gjatësi prej 175 cm, plus taka shumë të larta dhe me një trup prej modeleje, Mirjeta i bën përshtypje të madhit e të voglit me një pamje perfekte dhe me një veshje natyrisht shumë interesante. Ne vendosëm të ndjekim në fshehtësi një ditë tipike të Mirjetës në Tiranë dhe ja çfarë zbuluam. Mëngjesi për të nis vonë, diku nga ora 10-11 paradite. Më pas ajo merr rrugën diku nga Shallvaret dhe ndalon tek sallon bukurie “Sharm Eterne” që ndodhet në këtë zonë. Mbas rreth një ore del prej andej me një look perfekt, krehje dhe makiazh shumë të mirë. Nga çanta e madhe që ka në krah të duket se është bërë gati për plazh dhe në fakt nuk gabojmë kur shikojmë që makina e saj merr drejtim nga rruga e Elbasanit, tek kompleksi “King House”. Dhe ja, më në fund hiret e saj janë një mister që po zbulohen pak nga pak… Rrobat e banjos pink me disa zemra të zeza, ajo i ka kombinuar shumë bukur me aksesorët dhe tashmë është gati për të marrë rrezet e diellit që në Angli i mungojnë shumë. Por sapo kalojnë rreth dy orë, pjesa e sipërme e bikinit fillon t’i bëhet e bezdisshme dhe pikërisht në këto momente paparaci ynë mund të bëjë fotografitë që janë aq shumë të dëshiruara. Mirjeta tashmë është në topless dhe siç mund ta shikoni gjoksi i saj ka formë fantastike. E meqë ra fjala tek gjoksi, Mirjeta asnjëherë nuk e ka pranuar se gjoksi i saj është i bërë, por madje ka thënë se kjo është diçka gjenetike pasi të gjitha femrat e fisit të saj kanë gjoks të bukur.
Dashuria që e mban ‘peng’ në Shqipëri
Po pse po rri kaq gjatë në Shqipëri Mirjeta kur ajo vetë ka thënë që ka një jetë të ngritur tashmë në Londër, një punë stabël, një shoqëri dhe sigurisht familjen e saj? Shumë prej nesh përgjigjen mund ta japin kështu; me të vërtetë Mirjeta i ka të gjitha në Angli por ama këtu është personazh publik ndërsa andej është anonime dhe nuk ka më bukur sesa kur të njohin të gjithë pasi ndjehesh e përkëdhelur kudo ku shkon. Pra Mirjeta nuk do ta lërë t’i iki ky moment fame dhe po e shijon atë në maksimum, por sigurisht pjesën më të madhe të kohës e kalon në Shkodër.
Pas ndarjes nga Marjeli kishim shumë kuriozitet të mësonim se çfarë po ndodh me jetën e saj dhe në fakt disa miq na rrëfyen se Mirjeta është lidhur me një djalë shkodran shumë simpatik por njohja mes tyre është e freskët fare, disa javore. Duket se ata e kanë marrë me shumë ngè njohjen e tyre por ama plazhin e bëjnë bashkë, natyrisht të shoqëruar shpesh edhe nga miqtë e përbashkët. Se si do të shkojë kjo lidhje, a do të rrijë përfundimisht Mirjeta në Shqipëri apo do ta marrë djalin misterioz në Londër ashtu siç pat menduar edhe për Marjelin, këtë mbetet ta shikojmë mbase nga fundi i verës kur dielli do fillojë të mos ngrohë më aq shumë dhe Mirjetës mund t’i bjerë interesi për një vend ku vjeshta ngjan aq shumë me ditët e zakonshme në Londër.











