TIRANE- Miratohet kredia prej 25 milione dollare per projektin e rruges Tiranë – Elbasan. Miratimi eshte bere nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe u njoftua nga Ministria e Financave, pas takimit te zhvilluar mes ambasadorit te Arabisë Saudite në Tiranë, Abdullah Abdulaziz AL-ABDULKARIM dhe ministrit, Ridvan Bode.
Ministria e Financave permes nje deklarate zyrtare ben me dije se ky vendim tregon vleresimin e larte qe ka Fondi Saudit per meritat teknike dhe financiare te ketij projekti.
Bode ka falenderuar ambasadorin për miratimin e kredisë, e cila është me terma shumë të favorshme. Kredia ka një normë interesi 2 % dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë.
© Panorama.al











