Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu faleminderoi EPP dhe CDI për miratimin e dy rezolutave për Shqipërinë.
Nga Uashingtoni ku mbajti fjalën në Unionin Ndërkombëtar Demokrat, Mediu ngriti shqetësimin se qeveria socialiste po përdor sistemin gjyqësor si një armë kundër liderëve politikë të opozitës.
Sipas tij, rezoluta e miratuar nga IDU është një sinjal i fortë që kërkon vetëm standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ne kërkojmë mbështetjen tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria socialiste po përdor sistemin gjyqësor si një armë kundër liderëve politikë të opozitës përmes arrestimeve, gjyqeve, dhe ndodhemi në këtë situatë vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve.
Një e treta e popullsisë, të rinjtë dhe profesionistët, kanë lënë vendin, duke krijuar një problem të madh për të ardhmen tonë; krimi i organizuar ka lidhje të forta me qeverinë, duke vendosur se kush do të jenë deputetët në listën e Partisë Socialiste. Kryeministri po bën gjithçka për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme, me qëllim të sigurimit të 2/3 së mandateve parlamentare, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të krijuar një sistem presidencial nën kontrollin e tij.
Rezoluta e miratuar nga IDU është një sinjal i fortë që kërkon vetëm standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Një qeveri kujdestare është e nevojshme për të mbajtur larg duart e krimit të organizuar, korrupsionit dhe qeverisë nga zgjedhjet”, tha Mediu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al