E lindur në Paris, Miranda është kthyer në Shkup me familjen. Me muzikë fillon që në moshën 5-vjeçare, kurse në moshën 10 vjeçe ftohet nga RTVM në Shkup për të bërë inçizimet e këngëve të para për fëmijë, duke parë talentin e saj në muzikë. Pothuaj nuk kishte koncerte e festivale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni që të mos ishte prezente Miranda Hashani. Ishte viti 1992 që Mirandën e bën këngëtare me plot kuptimin e fjalës. Deri më tani me 8 albume të edituara, ajo bën pjesë në këngëtarët big të skenës shqiptare, por në Shqipëri nuk është shumë e njohur për shkak të mungesës së gjatë dhe shtimit të konkurrencës. E diplomuar për dizajn, përveç muzikës ajo ka marrë pjesë edhe nëpër ekspozita të ndryshme kolektive. Deri para disa viteve, Miranda e kishte pasur edhe një ëndërr, që të bëhet nënë. Dhe pas disa tentativave ajo solli në jetë djalin e saj, Donin, që së shpejti do të mbushë 2 vjeç, kurse e ëma e tij ka menduar që Donit t’i sjellë në jetë dhe një tjetër vëlla apo motër. Ne mësojmë se këngëtarja Miranda Hashani është zhvendosur në Gjermani me bashkëshortin e saj, futbollistin e njohur Mentor Miftari, pasi është shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë një tjetër fëmijë. Ky do të jetë një tjetër gëzim i madh i këngëtares.











