Nigeria i ka dhënë një leksion të vërtetë futbollit të Kombëtares argjentinase, duke i mundur amerikano-latinët 4-1. Edhe pse me një formacion rezervash, disfata e thellë në miqësoren e organizuar në Niger është pritur shumë keq nga opinioni sportiv argjentinas, i cili e ka kritikuar skuadrën për paraqitjen e dobët në prag të Kupës së Amerikës. “Shqiponjat” afrikane e nisën serinë e golave që në minutën e 14-të, kur sulmuesi i Real Saragozës, Uçe, mposhti portierin Joel Obi me një top që përfundoi në rrjetë i devijuar. Kur pritej reagimi i miqve, erdhi dhe goli i dytë i vendësve me sulmuesin e Uest Hemit, Obinja Nsofor. Nigeria do të shënonte dhe dy herë të tjera. Goli i Argjentinës u shënua me penallti në shtesë. Kujtojmë që më 20 qershor Argjentina do luajë një miqësore ndaj Shqipërisë.











