Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, u takua dje me Kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, ku u rikonfirmua edhe një herë mbështetja e Turqisë për Kosovën. Thaçi e Davutoglu diskutuan për procesin e njohjeve të reja dhe për rolin që ka Turqia në mbështetje të këtij procesi të rëndësishëm. Ministri i Jashtëm turk theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej dhe se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën. Davutoglu theksoi se Turqia mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe të drejtën e qeverisë së saj për të shtrirë autoritetin e vet në të gjitha pjesët e vendit.











