Panariti, Liberman: Bashkëpunim ekonomik

Aug 2, 2012 | 16:10

TIRANË- Thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe një shtysë të re për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Izraelit e kanë vlerësuar ministri i Jashtëm izraelit, Liberman dhe ai shqiptar Panariti hapjen e ambasadës së Izraelit në Tiranë.

Në një konferencë të përbashkët, Liberman ka vleresuar pozitivisht marrëdhëniet shumë të mira mes popujve dhe qeverive përkatëse, duke këmbëngulur se është koha që kompanitë izraelite të shohin vendin tonë si mundësi për investime.

“Hapja e ambasadës e shoh si shtysë të re për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shtysat nuk duhet të jenë në kuadrin politik, por me hapjen e kësaj ambasade do ketë shtysë të re të marrëdhënieve ekonomike, nuk kam asnë dyshim se marrëdhëniet ekonomike do të sjellin zhvillim në marrëdhëniet politike. Me krizën botërore është koha e duhur të ftohen kompani izraelite ta shohin Shqipërinë si në bashkëpunim. Shqipëria për mua është më shumë se destinacion strategjik”- tha ai.

Ndërkohë që ministri Panariti ka theksuar se mes të tjerash ata kanë biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe qëndrimet për lindjen e mesme.

“Me inaugurimin e ambasadës vendosëm t’i japim një shtysë marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ju shpreh bindjen se marrëdhëniet do të jenë nje model për tu ndjekur edhe nga vendet e tjera”- tha Panariti.

Në orën 17:30 kreu i diplomacisë izraelite do të takohet me kryeministrin Sali Berisha.

Gjithashtu Lieberman do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë si dhe do të do të zhvillojë në ceremoni private me stafin e ri të Ambasadës.

© Panorama.al

Te lidhura