Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinou, paralajmëroi dje se ndërprerja e ndihmave nga borxhi prej 110 miliardë eurosh do të ishte një katastrofë për Greqinë. Sipas tij, nëse Greqia do të lihet pa ndihma, ekonomia e këtij vendi do të mbytej. “Të gjitha palët e përfshira në negociata janë të kujdesshme, por unë kam besim se do të arrijmë një rezultat të mirë”, tha Papakonstantinou për një të përditshme finlandeze. Autoritetet greke dështuan në arritjen e një marrëveshjeje mbi planin e ri antikrizë të kryeministrit Jorgos Papandreu.











