Gonxhja: Korça, zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit 2026”! Arritje e madhe dhe mundësi e jashtëzakonshme për promovimin ndërkombëtar

Dec 12, 2025 | 14:13

Korça është bërë zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit 2026”. Ka qenë ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve Blendi Gonxhja që ka ndarë lajmin me ndjekësit në rrjete sociale.

595369350_1442459214546285_3857080806842678876_n

Vendimi është dhënë nga ACES Europe, i cili i akordoi qytetit Korçës titullin prestigjioz “European City of Sport 2026”, duke e renditur mes 21 qyteteve më të vlerësuara në Europë.

Për ministrin, ky është një vlerësim që nderon traditën sportive të Korçës. Në ceremoni ishin të pranishëm zëvendës ministri i Kulturës, Turizmit e Sportit Endri Hoxha, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, zëvendës kryetari Kletjon Kita, presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli si edhe Klevis Kaso, anëtar i kryesis se FSHB.

Korça bëhet qyteti i katërt i certifikuar nga ACES Europe pas Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës.

Reagimi i plotë i ministrit Gonxhja:

Korça zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit 2026”!

Në Parlamentin Europian në Bruksel, ACES Europe i akordoi Korçës titullin prestigjioz European City of Sport 2026, duke e renditur mes 21 qyteteve më të vlerësuara në Europë.

Ky vlerësim historik nderon traditën sportive të Korçës dhe angazhimin e saj për zhvillimin e komunitetit, infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive.

Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës ishin të pranishëm: Endri Hoxha, Zv/Minister i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, Zv/Kryetar i Bashkisë Korçë, Fidel Ylli, President i KOKSH dhe Klevis Kaso, antar i kryesis se FSHB.

Pas Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, Korça bëhet qyteti i katërt shqiptar i certifikuar nga ACES Europe. Një arritje e madhe dhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin ndërkombëtar të sportit, turizmit dhe kulturës së qytetit.

Urime Korçë! 2026 do të jetë viti yt sportiv!

© Panorama.al

Te lidhura