Kriza greke, BE jep miliarda për Greqinë

Jul 3, 2011 | 10:27

Falimentimi i shtetit në Greqi është shmangur përkohësisht nga një dhënie tjetër parash.

Ministrat e financave të grupit të euros, bënë të ditur në një konferencë me video se i hapën rrugën pagesës së parë prej gjithsej 110 miliardë eurosh, ndihmë për Greqinë e tronditur nga kriza.

Përveç kësaj Athina do të marrë edhe 12 miliardë euro të tjera nga programi i ndihmës emergjente të BE dhe Fondit Monetar Ndërkmbëtar.

Në Bruksel pritet që Greqia të jetë në gjendje të sigurojë me kredinë e re buxhetin shtetëror deri në vjeshtë.(DW)

© Panorama.al

Te lidhura