TIRANË- Incident në qendër të Tiranës, teksa zhvillohet protesta e minatorëve.
Një grup protestuesisht kanë tentuar të sulmojnë përfaqësuesin e kompanisë ACR, ndërsa ky i fundit ka qenë duke dhënë një deklarate për mediat.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur incidentin.
Minatorët e Bulqizës vazhdojnë edhe sot protesten e tyre ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ne sheshin para kryeministrise.
Ata me megafon i drejtojne thirrje kreut te qeverise te nderhyje per zgjidhjen e problemeve te tyre me firmen dhe per plotesimin e kerkesave kryesore, page me te mire, kushte te mira pune dhe ulje te moshes se daljes ne pension.
Sipas tyre, vetem kryeministri dhe nderhyrja e tij mund t’i jape zgjidhje situates se krijuar, qe po shpie ne mbylljen e punes ne miniere dhe kercenon perdite jetet e minatoreve.
Protesta e djeshme
Minatoret shprehen se do te vazhdojne protesten e tyre deri ne marrjen e nje pergjigje pozitive per kerkesat qe ata kane parashtruar.
Minatoret kane nisur protesten ne Tirane, fillimisht para Ministrisë së Ekonomisë e ne mesdite para kryeministrise, ne vijim te protestes se nisur ketu e 2 jave me pare ne Bulqize.
Protesta para godines qeveritare ka nisur ne oren 12.00 me thirrje drejtuar kreut te qeverise, per garanci per kerkesat e mandej per t’iu kthyer normalitetit te punes.
“Jemi ketu per t’u para sy me sy me ju zoti kryeminister, per te lidhur marreveshje per kushtet tona dhe presim. Ndryshe nuk levizim nga ky shesh dhe do pershkallezojme levizjen tone”- tha kreu i konfederates, Nikollaj.
Proteste para METE
Te mbledhur para METE rreth 300 minatore kerkojne zgjidhjen e kerkesave te tyre, qe nuk kane lidhje me politiken, por jane thjesht sociale ‘per buke, uje dhe nje jete me te mire’.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj ka qene i pari qe ka numeruar kerkesat e minatoreve, duke iu drejtuar ministrit. Sipas te cilit minatorët nuk do të lëvizin nga Tirana derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar, kushte me te mira pune, siguri ne pune e page me te mire.
“Zoti minister, kryeministri na ka premtuar që do zgjidhni situatën, ju keni premtuar se do mbyllni firmat e paligjshme, asgjë nuk keni bërë. Minatorët bëjnë thirrje për paqe sociale, nuk thyejnë xhama, nuk cohen mbi policinë, janë shkalla më e lartë e civilizimit që bëjnë protesta të ndershme, ekonomike për liritë dhe të drejtat themelore, bukë, ujë, dinjitet dhe jete normale. Nuk lëvizim, do te jemi ketu dhe do presim deri sa të zgjidhni kërkesat, ndryshe do flijohemi para derës suaj të mbyllur më kangjella”- tha ai.
Sipas organizatoreve, stacioni i pare eshte METE, e cila sipas protestuesve, “po tregohet totalisht e papërgjegjshme dhe e pavëmendshme, pasi ajo i ka dhënë koncensionet me licensë dhe ka të drejtën e kontrollit të investimeve, moskryerja e të cilave ka dërguar në përkeqësimin e kushteve të punës, të pagës, dhe të sigurisë.”
Takimi i fundjaves mes perfaqesuesve te minatoreve dhe te firmes ACR nuk dha ndonje rezultat konkret dhe nuk coi ne ndonje marreveshje mes paleve, e per pasoje drejtuesit e protestes njoftuan vazhdimin e saj.
© Panorama.al











