BULQIZE-Minatorët e Bulqizës i kanë dhënë edhe dy ditë afat kompanisë ACR për të arritur një marrëveshje.
Ne te kundert, nese marrveshja nuk behet brenda afatit te percaktuar ata perseritin kercenimin per te hyre ne greve urie.
Fillimisht ishte lene mesdita e sotme si afati i fundit e saktesisht ora 14:00 për një marrëveshje ku të pranohen kërkesat e tyre. Por pas nje mbledhjeje mes minatoreve dhe sindikates u pa e udhes qe te liheshin edhe dy dite afat.
Si edhe ditet e tjera, minatoret dhe familjare te tyre jane pozicionuar para ambienteve te firmes per te zhvilluar protestën e radhes.
Ata kanë qenë të shoqëruar nga kreu i Sindikatës së Minatorëve Taf Koleci, ndërkohë që kreu i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj mësohet se ka zhvilluar një takim në ministrinë e Punës, nga i cili pritet te mesohen detaje.
© Panorama.al











