Shtyhet greva, të hënen protestë në Tiranë

Jul 13, 2011 | 16:09

BULQIZE-  Minatorët  kanë vendosur të shtyjnë hyrjen në grevë urie, ndërsa të hënen protestat e tyre do të zhvendoset në Tiranë.

Më 18 korrrik minatorët do të zhvendosin protestën e tyre në kryeqytet përpara kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.

Janë rreth 700 minatorë që prej 10 ditësh protestojnë në ambjentet e kompanisë ACR, ku kërkojnë rritje të pagës, kushte më të mira pune, investime në miniera dhe ulje te moshes se dalies ne pension.

Ne listen e kërkesave eshte shtuar edhe kompensimi per 10 ditet e protestes ne ambientet e kompanise.

Gjatë ditës së sotme minatorët kanë zhvilluar një takime me përfaqësuesit e kompanisë ACR dhe përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë.

Nese nuk merret nje pergjigje pozitive per plotesimin e kerkesave te tyre, 25 minatore janë gati te futen ne greve urie ne ambientet e kompanise ACR, thane me heret gjate dites perfaqesues te minatoreve.

Komisioni i greves eshte mbledhur sot ne diten e 10 te protestes se minatoreve te Bulqizes dhe ka seleksionuar 25 prej minatoreve per ngujim. Sipas drejtuesve te protestes, nese nga ky takim nuk do te dilet me plotesim te kerkesave te tyre, minatoret do te nisin greven pa afat. Ne listen e kerkesave eshte shtuar edhe kompensimi per 10 ditet e protestes ne ambientet e kompanise.

 

© Panorama.al

Te lidhura